LEDH
Im. sh.
- Vend i ngritur buzë arave ose anës udhëve, anës hendeqeve etj., trap; pendë dheu për të penguar ujërat, sfrat: ledh argjile; i bënë ledh lumit.
- Mur i një kalaje a i një qyteze; mur guri pa llaç për të mos shkarë dheu: brezare me ledhe.
- fig. Pengesë, gardh; prag: i vuri(iu be) ledh (diçkaje).
Shprehje
- S'i hedh dot ledh (punës) nuk e rregullon dot, nuk gjen dot një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme për një çështje; zuri ledhin keq. zuri përruan.
IIm. sh. bised.
- Lym, baltë; ledhishte, lymërishtë: ledh lumi; mur me ledh.
Shprehje
- Zuri ledh (dikush) vuri pasuri, u bë i pasur, zuri dhjamë.