LEDH II
m. sh. bised.
- Lym; baltë. Ledh lumi. Ledhi i vijave (i kanaleve). U mbush me ledh. E lyen me ledh. E bënë murin me ledh.
- kryes. sh. Tokë a arë anës lumenjve a përrenjve, e cila mbulohet me lym nga vërshimi i tyre; ledhishtë, lymërishtë. Bëhet mirë drithi në ledhet.
Shprehje
- Zuri ledh dikush vuri pasuri, u bë i pasur, zuri dhjamë. E zuri ledhi dikë i ra në dorë papritur një pasuri si trashëgim, u bë papandehur i pasur; i erdhi e mira te dera; i eci mbarë, e ndihmoi fati.