Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËKUNDJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËKUND, LËKUNDEM.
    2. Lëvizje që përsëritet disa herë sa nga një anë në tjetrën, sa përpara prapa ose sa lart poshtë; dridhje që shkaktohet kur lëkundet diçka. Lëkundje e fuqishme (e lehtë, e vogël). Lëkundje e lirë. Lëkundje elektromagnetike. Lëkundje e varkës (e qerres). Lëkundjet e tërmetit ishin të forta.
    3. fig. Paqëndrueshmëria e diçkaje, luhatje; tronditje. Lëkundjet e vazhdueshme të çmimeve (të mëditjeve) në botën kapitaliste. Periudhë lëkundjesh të mëdha.
    4. Gjendje dyshimi a pasigurie, gjendja kur dikush është në mëdyshje për të bërë diçka; mungesë qëndrueshmërie a vendosmërie, të qenët i pavendosur a i lëkundshëm. Kishte (shfaqi) lëkundje.