LËKUNDSHËM
mb.
- Që lëviz sa nga një anë në tjetrën, që lëkundet; i lëvizshëm. Urë e lëkundshme. Karrige e lëkundshme.
- fig. Që nuk është i qëndrueshëm a i sigurt në mendimet e në veprimet e veta, që nuk ka besim të patundur në vetvete ose te diçka a te dikush; i pavendosur. Njeri i lëkundshëm. Qëndrim i lëkundshëm.
- I pasigurt, i paqëndrueshëm; i dobët. Regjim i lëkundshëm. Monedhë (pagë) e lëkundshme.