Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËMESË

    f. sh.
    1. Vend i lagët, me baltë ose me borë, ku të rrëshqasin këmbët; rrëshqitë, shkazmë. Lëmesë dëbore. U rrëzua në lëmesë.
    2. Cipë shumë e hollë dhe e tejdukshme ndërmjet lëvoreve të disa bimëve e perimeve; cipë e hollë e diçkaje; guaskë. Lëmesë qepe. Lëmesë shege. Lëmesa e vezës. Lëmesë arrash (bajamesh, lajthish). Lëmesë qumështi cipa e hollë e ajkës. Lëmesa e finjës cipa e hollë mbi sipërfaqen e ujit të finjës. Ka lindur me lëmesë ka lindur i mbështjellë me cipën e anit (për foshnjat).