Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LËMË

    m. sh.
    1. Shesh i vogël, zakonisht i shtruar me rrasa guri dhe me një strumbullar në mes, ku shihen të lashtat me kuaj; vendi ku mblidhen duajt e të lashtave dhe shihen me makinë. Lëmi i drithit (i grurit, i elbit i thekrës). Kuajt e lëmit. Strumbullari (druri) i lëmit. Rrasat e lëmit.
    2. Sasia e drithit që shihet njëherësh; sasia e prodhimit që nxirret njëherësh nga përpunimi i diçkaje. Lëmi i parë (i dytë). Lëmë ulliri.
    3. Koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e të lashtave; koha e prodhimit të diçkaje; koha e vjeljes së pemëve. Koha e lëmit. U mbyll lëmi. Para (pas) lëmit. Në lëmë të grurit (të rakisë, të ullinjve, të pemëve). Puno sot e paratë në lëmë. fj. u.
    4. bised. Vend i sheshtë e i gjerë ku grumbullohet lënda e parë e diçkaje ose ku sillen prodhime të ndryshme; vend i hapët ku zhvillohet diçka; shesh pushimi; fushë, shesh. Lëmi i druve. Lëmi i barit (i kashtës së bagëtive). Lëmi i pambukut (i leshit). Lëmenjtë e kripës oxhakët e mbushur me kripë. Në lëmë të qytetit (të fshatit) në qendër të qytetit a të fshatit. Lëmi i burrave. Lëmi i luftës (i betejës). Lëmi i shkallëve. Ra në lëmë të mejdanit.
    5. Gropë e gjerë, ku gatuhet balta për të bërë qerpiç, tulla, tjegulla ose enë të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende prej balte. Lëmi i kumis ë(i kaminës). Lëmi i tullave (i tjegullave).
    6. fig. Fushë e veprimtarisë së njerëzve. Në lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës). Në lëmin e mbrojtjes. Në çdo lëmë të jetës.
    7. bised. Numër i madh njerëzish a kafshësh; sasi e madhe sendesh; grumbull. Lëmë njerëzish. Lëmë kuajsh (gomarësh). Lëmë drush. Lëmë me domate (me bostan).
    8. Rreth i errët që bëhet përqark syve nga lodhja, nga pagjumësia ose nga një sëmundje; rreth i ndritshëm që shihet nganjëherë rrotull hënës a diellit; rreth. Lëmi i syrit. Lëmi i diellit. I ka zënë syri lëmë. Ka vënë lëmë hëna. Dallëndyshja bën lëmë në ajër vjen rrotull në ajër.
    9. Njollë e madhe e diçkaje; pellg. Lëmë gjaku. Lëmë boje. U bë gjaku lëmë u derdh shumë gjak.
    10. Rrotullamja e mullirit të vajit, që shërben për të shtypur ullinjtë. Lëmi i mullirit të vajit. I shtien (i shtypin) ullinjtë në lëmë.
    11. bised. Zgjua, koshere bletësh. Lëmi i bletëve.
    12. përd. ndajf. bised. Plot; grumbull. E gjeti të shtruar lëmë. U mbush vendi lëmë. U mblodhën lëmë njerëzit. Fusha ishte lëmë me të vrarë. E shtroi (e bëri) lëmë mbrëmë.

      Shprehje

      • E bëri lëmë diçka e shkatërroi fare diçka, e bëri rrafsh me tokën, e fshiu nga faqja e dheut. E bëri lëmin dikush shih te BËJ. Ia bëri lëmë dikujt ia paraqiti të zbukuruar diçka, ia bëri shesh me lule. E ka lëmë ka plot të mira, nuk i mungon asgjë. Lëmë pa drithë (pa bereqet) dikush a diçka që nuk sjell ndonjë dobi, pemë pa kokrra. E gjeti lëmë të shirë shih te SHIRË (i, e). E gjeti lëmin shtruar e gjeti çdo gjë gati, e gjeti sofrën shtruar. Është lëmë nga koka nuk ka asgjë në kokë, e ka kokën bosh. Sillet si kali në lëmë mospërf. shih te KAL/Ë,~I. Shin si kali në lëmë shih te KAL/Ë,~I. E ka bërë lëmë më lëmë e hënë më hënë e ka bërë shumë të bukur, e ka qëndisur si jo më mirë (për diçka të punuar a të gdhendur me dorë).