LEGEN
m. sh.
- Enë e madhe e rrumbullakët dhe mjaft e thellë, që shërben për të larë etj.: legen alumini (bakri, plastike).
- fig. bised. mospërf. Njeri, të cilit i ka dalë boja, që është bërë qesharak dhe e shpërfillin të gjithë.
- Pjesa e gjerë e pak e përkulur e plugut mbi plorin, që shërben për të kthyer plisat: legeni i plugut.
- anat. Pjesë e skeletit të njeriut, e përbërë nga brezi i harkuar i eshtrave të kryqeve e nga kërdhokullat; brezi i harkuar i eshtrave të kafshëve gjitare në pjesën e prapme të trupit.
Shprehje
- I bie legenit thjesht. flet kot më kot, flet gjepura; flet, po s'ia var njeri; / bën një punë fare të kotë, tund derën.