Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LEGEN I

    m. sh.
    1. Enë e madhe, e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërben për të larë fytyrën, duart e këmbët, për të larë rroba etj. Legen alumini (llamarine, bakri, plastike). Laj duart (fytyrën, këmbët, fëmijën, rrobat) në legen.
    2. fig. bised., mospërf. Njeri që nuk është serioz e i qëndrueshëm në sjelljet e në veprimet e tij, njeri pa vlerë e llafazan, të cilin e trajtojnë të gjithë me mospërfillje e si të duan. Është bërë legen ai.
    3. Pjesa e plugut mbi plorin, e gjerë e pak e përkulur, që shërben për të kthyer plisin. Legeni i plugut.

      Shprehje

      • I bie legenit thjeshtligj. a) flet kot më kot, flet gjepura; flet, po s'ia var njeri; b) bën një punë fare të kotë, tund derën. Legen i shpuar mospërf. shih te SHPUAR (i,e). I vunë (i varën) legenin (teneqenë) dikujt mospërf. shih tek TENEQE,~JA. Bie shi me legenë (me gjyma, me shtamba, me kova, me ibrikë) shih te GJYM,~I.