Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LI

    If.
    1. mjek., veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse, me ethe të forta e me disa puçrra të kuqe, që bëhen si flluska me qelb dhe që lënë shenjë pas shërimit; shenja në lëkurë që mbeten nga këto flluska: e ka zënë lia; i vrarë lie me shenjat e lisë në fytyrë e në trup.
    2. bujq. Sëmundje e disa pemëve, që shfaqet në lëkurën e kokrrave me njolla, të mbuluara më pas me një lloj pluhuri të zi: lia e ullirit; lia e portokallit.
    3. Gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta në këtë fushë: lia e zezë lia që shfaqet me flluska në ngjyrë të errët; lia e madhe forma më e rëndë e lisë; lia e bardhë (e mirë) (euf.) lia e dhenve; lia e dhenve li, kryesisht te fëmijët, që shfaqet me puçrra të vogla në fytyrë e në trup e më pas si flluska me lëng; lia e dushkut (e pyllit) lia e dhenve.
    IIm. bot.
    1. Bimë me gjethe të holla e të gjata, me kërcell të fortë nga nxirren fije për të endur, për të bërë litarë etj. dhe me fara të imëta nga nxirret vaj; fijet që nxirren nga kërcelli i kësaj bime: fije (vaj) liri; regj (tjerr) lirin; liri i breshkës liri i egër.

      Shprehje

      • Heq të lirit e të ullirit heq të zitë e ullirit; të lirit e të mullirit të mira e të këqija, të larat e të palarat, të leshit e të lirit.