Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIDHËZ

    f. sh.
    1. shih LIDHËS/E, ~JA 2-4. Lidhëzat e rrushit.
    2. gjuh. Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre. Lidhëz bashkërenditëse (nënrenditëse). Lidhëz këpujore (veçuese, kundërshtore, përmbyllëse). Lidhëz ftilluese (vendore, kohore, shkakore, qëllimore). Lidhëz e thjeshtë.