Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIDHËSE

    f. sh.
    1. Fem. e LIDHËS,~I 1,7. Lidhëset e duajve (e shartesave). Lidhëse bari (dengjesh).
    2. Rrip a gjalmë i hollë e i gjatë që përdoret për të lidhur këpucët etj.; gjalmë. Lidhëse të zeza (të bardha, kafe). Lidhëset e këpucëve. Lidhësja e topit. Lidh (shtrëngon) lidhëset.
    3. Rrip i hollë e i gjatë prej lëkure, fije bari a zhuke, thupra etj. të përdredhura së bashku, që përdoren për të lidhur e për të shtrënguar diçka; liktyrë. Lidhëset e duajve. Lidhëse për shartesat. Bën lidhëse.
    4. Dredha e hardhisë ose e disa bimëve të tjera kacavarëse. Lidhëset e hardhis ë(e kungullit).
    5. Vegël a makinë që shërben për të lidhur barin ose kashtën. Lidhëse bari.
    6. Shami grash prej pëlhure të hollë a prej nape për të mbledhur e për të lidhur flokët. Lidhëse e bardhë. Vuri lidhësen. Mbante lidhëse në kokë.
    7. Përdorëse e vogël për të lidhur bashkë disa fletë me kapëse; makinë kapëse. Lidhëse aktesh (shkresash).
    8. anat. Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit. Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.
    9. gjuh. Lidhëz. Lidhëse shkakore (krahasuese, ftilluese).