Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIDHËS

    m. sh.
    1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të duhanit. Lidhës bari. Lidhësi i librave. shtypshkr. libralidhës.
    2. hek. Punëtor i hekurudhës që lidh varg vagonët e trenit. Lidhësi e dha sinjalin.
    3. Tel i trashë, litar etj., me të cilin lidhim diçka për ta mbajtur drejt me këmbë; varg prej metali që bashkon a lidh dy pjesë të një vegle ose të një mjeti. Lidhësi i shtyllave të telefonit. Lidhësi i qostrës vargu që bashkon boshtin me dorezën.
    4. Pjesë e mullirit si lopatë, e cila e kthen ujin që të mos bjerë në rrotën me fletë dhe ndalon kështu blojën. Lidhësi i mullirit. I vuri (i hoqi) lidhësin.
    5. tek. Pjesë e një vegle a e një makine, zakonisht si hallkë, që shërben për ta lidhur atë pas diçkaje. Lidhësi i plugut. Lidhësi i rimorkios. Lidhës vagonësh. Nuk lejohet të qëndrosh mbi lidhës.
    6. ndërt. Lëndë ndërtimi (si çimento, rrëshirë etj.), që përdoret për të lidhur e për të forcuar një përzierje.