Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIDHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Bashkohen vetë skajet e një filli, litari etj. ose skajet e fijeve të ndryshme, ngatërrohen, shtrëngohen e bëhen nyjë; i kapen lidhëset diçkaje në një verigë etj.; kund. zgjidhet. U lidh peri. U lidhën fijet (lidhëset). U lidh nyjë (komb).
    2. vet. veta III. Kapet pas një druri a një sendi tjetër, mblidhet rreth tij. Është lidhur mirë hardhia (rrushi) në pemë. Është lidhur fort trëndafili i egër pas gardhit.
    3. vet. veta III. Kapet mirë një send me një tjetër; ngjitet, bashkohet fort; kapen mirë pjesët e diçkaje dhe kjo bëhet më e fortë ose më e qëndrueshme; kap, mban. Gurët e themelit u lidhën mirë. Muri lidhet më mirë me llaç. Toka lidhet kur plehërohet.
    4. vet. veta III spec. Mbërthehet a bashkohet me një pjesë tjetër ose me tokën; mbyllet, kyçet. U lidh qarku. fiz.
    5. kim. I bashkohen grimcat (një elementi kimik) me ato të një tjetri dhe ndryshon gjendja e tij e lirë. Lidhen kimikisht. Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujin.
    6. Hyj në marrëdhënie me dikë a me diçka me anë të një mjeti ndërlidhjeje; vet. veta III bashkohet me rrugë a me mjete ndërlidhjeje me një qendër, me një qytet tjetër etj. Lidhem me telefon (me radio). Të gjitha fshatrat lidhen me rrugë automobilistike.
    7. fig. Afrohem me dikë, hyj në marrëdhënie të ngushta e të drejtpërdrejta, bashkohem. U lidhën bashkë për gjithë jetën. U lidhën me martesë u martuan.
    8. fig. Bëj një marrëveshje me dikë; bashkohem me dikë për një veprimtari të caktuar. U lidhën me besë (me besa-besë, me fjalë). U lidhën me kusht vunë bast.
    9. vet. veta III fig. Ka marrëdhënie të ngushta a të pandara me diçka; bashkohen gjëra a çështje si të ishin pjesë të një të tëre; ka të bëjë me diçka a me dikë ose varet prej saj a prej tij. Teoria lidhet me praktikën. Shkolla lidhet me jetën. Këto gjëra lidhen ngushtë. Kjo lidhet me shkaqe (me rrethana, me kushte) të caktuara.
    10. fig. bised. Jepem shumë pas dikujt a diçkaje, nuk shkëputem dot prej tij a prej saj dhe kjo më pengon të merrem me diçka tjetër. U lidh me fëmijët. Është lidhur shumë me punën. Mos u lidh pas tij!
    11. fig. Më zihet goja, zihem ngushtë në një bisedë me dikë dhe hesht, ngec. U lidh keq.
    12. Pës. e LIDH.

      Shprehje

      • U lidha pas bishtit të dikujt keq. shih te BISHT, ~I. Iu lidhën duart (krahët) mbeti pa punë pasi e pengonte dikush a diçka; nuk mundi të bëjë dot gjë, nuk ishte i lirë të vepronte. Iu lidh (iu pre) goja (gjuha, fjala) s'tha dot asnjë fjalë, s'mundi të fliste (nga një tronditje e fortë, nga frika etj.). Nuk lidhet në një hu shih te HU,~RI. Nuk lidhet lehtë (dot) dikush është vështirë ta bindësh a ta detyrosh të bëjë diçka, nuk dorëzohet lehtë. Iu lidhën këmbët nuk mund të shkojë gjëkundi, sepse e pengon diçka a dikush. U lidh këmbë e duar s'ka mundësi të bëjë asgjë, pasi e pengon dikush a diçka, nuk mund të bëjë asnjë veprim. Iu lidh nyjë jeta shih te NYJ/Ë,~A. As lidhet, as zgjidhet qëndron në të tijen, mbahet fort në atë që mendon a që di vetë dhe s’pranon asgjë tjetër; është shumë kokëfortë. S’di si (nga) lidhet gomari mospërf. nuk merr vesh as nga gjërat më të thjeshta, s'di të bëjë as diçka të vogël, s'është i aftë për asgjë. S'di si lidhen poturet mospërf. nuk është në gjendje të bëjë as diçka të thjeshtë, s’është i aftë për asgjë. Është për t'u lidhur në grazhd dikush shih te GRAZHD,~I. S'lidhet as për bisht as për krye dikush nuk i mbushet mendja kurrsesi, nuk ha fare arsye. Iu lidh buka (në grykë, në fyt) i ngeci buka në grykë, nuk përcillej dot (nga një tronditje etj.); nuk i bëhej fare, i iku fare dëshira për të ngrënë. Iu lidh fjala komb (nyjë) dikujt shih te FJAL/Ë,~A. Është lidhur me pe merimange diçka shih te PE,~RI. Koha s’lidhet me litar fj.u. nuk mund të pengohet zhvillimi dhe përparimi i diçkaje, asgjë nuk qëndron në vend, por ecën përpara. Sillet aga sillet, bie në kunj e lidhet shih te KUNJ,~I.