Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LINDJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas foljeve (shih te LIND): lindje e parakohshme; vendi i lindjes vendlindja; leja e lindjes.
    2. bised. Foshnja e lindur nga nëna: mjeku pret lindjet; ka pasur pesë lindje; / përmb. njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët: thirri gjithë lindjen e vet.
    3. Edhe fig., koha kur del a kur shfaqet diçka, çasti kur krijohet a kur ngrihet; fillimi i veprimtarisë: lindja e demokracisë.
    4. Pika e horizontit, ana a vendi nga lind dielli: Lindja e Largët (e Mesme, e Afërt); në lindje të qytetit (të fshatit); fryn erë nga lindja.
    5. bised. Erë e thatë e pa reshje, që fryn nga lind dielli: fryn lindja.