LINJË
If. sh.
- Këmishë grash, prej pëlhure të hollë, e gjatë dhe e gjerë; këmishë burrash, zakonisht prej pëlhure të bardhë: linjë me mëngë të gjata.
- Çarçaf prej pëlhure liri: shtroi linjat.
- Shami koke prej pëlhure të bardhë.
Shprehje
- I vuri linjën (dikujt) e vuri nën vete, e vuri poshtë, e mposhti.
IIf. sh.
- Vijë5: linjë ajrore (hekurudhore); linjë telefonike; linja e tensionit të lartë.
- tek. Sistem pajisjesh e makinerish për prodhimin e diçkaje: linjë teknologjike; linja e petëzimit.