Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LINJË I

    f. sh.
    1. Këmishë pëlhure e hollë, e gjatë dhe e gjerë, që e përdorin si veshje të sipërme ose të brendshme kryesisht gratë fshatare; këmishë burrash, zakonisht prej pëlhure të bardhë, që e veshin kryesisht fshatarët. Linjë e hollë (e bardhë, e thjeshtë, e qëndisur). Linjë grash. Linjë burrash. Linjë pëlhure (liri, pambuku, mëndafshi). Linjë me mëngë të gjata.
    2. Çarçaf prej pëlhure liri. Shtroi linjat.
    3. Shami koke prej pëlhure të bardhë. Lidhi kokën me linjë.

      Shprehje

      • Doli linjës u çudit shumë, u habit jashtë mase. I vuri linjën dikujt e vuri nën vete dikë, e vuri poshtë, e mposhti. Rrinte si murga në linjë shih te MURG/Ë,~A I.