Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LIROJ

    kal.
    1. I sjell lirinë, e çliroj: e liruan vendin.
    2. E nxjerr dikë nga burgu: e liruan para kohe.
    3. E nxjerr nga shërbimi ushtarak, e nxjerr në lirim; e heq nga një punë a nga një detyrë: i liruan ushtarët; e liruan nga ajo detyrë.
    4. E lehtësoj dikë nga një punë, e shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër: ia liroi barrën.
    5. E lëshoj një kafshë që ka qenë e lidhur a e mbyllur, e lë të bredhë lirisht: i liroi qentë.
    6. E zbraz diçka; ia lëshoj vendin një tjetri, e lë të lirë; i largoj forcat ushtarake prej diku: liroi enën (shportën, koshin); liroj shtëpinë (dhomën); i liroi vendin.
    7. E bëj më të lirë diçka të lidhur fort, të shtrënguar a të puthitur shumë; kund. shtrëngoj: liroj rripin (kravatën); liroj këpucët.
    8. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më largohet, më pakësohet (një dhembje etj.): më liroi barku (koka).
    9. Ul çmimin e një malli a të një sendi tjetër; kund. shtrenjtoj.
    10. v. III kim., fiz. lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron: liron energji (nxehtësi).