LLONXHË
If. sh.
- Ngastër a lehe me perime a me lule.
- Si mb. fig. me të gjitha të mirat: e la shtëpinë llonxhë.
- Si ndajf., fig. me të ngrëna e me të pira: është mësuar llonxhë.
IIf. sh.
- Pellg me ujë shiu.
- Strofull; vrimë: llonxha e dhelprës (e lepurit).
IIIf. sh.
- hist. Kuvendi i fshatit; mbledhja e pleqësisë së fshatit; pjesëmarrësit në një kuvend a në një mbledhje të tillë; vendi a sheshi ku bëhej kuvendi a mbledhja e pleqësisë.
- fig., bised. Bisedë e gjatë dhe e shtruar, bisedë kur flasin shumë veta njëherësh e nuk merren vesh; zhurmë, potere; rrëmujë: u bë llonxhë e madhe.