Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LOJCAK

    mb.
    1. Që është i dhënë shumë pas lojës, që luan shumë. Djalë lojcak. Vajzë lojcake.
    2. Që kërcen e bredh shumë nga gëzimi, që nuk rri në një vend, po lëviz andej-këtej, i lëvizshëm, lodërtar. Fëmijë lojcak. Kec (këlysh) lojcak.
    3. fig. Që nuk e mban fjalën, që luan nga fjala; i pavendosur, i lëkundshëm. Njeri lojcak.
    4. fig. Bishtdredhur. Grua (vajzë) lojcake.
    5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.