Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    LOJË

    If. sh.
    1. Dhe -na(t) 1. veprimi sipas luaj1-2: loja me top (me letra). 2. tërësia e veprimeve dhe e lëvizjeve e atyre që luajnë; ndeshje sportive; mënyra si luan dikush; lodër: lojëra popullore (sportive); lojëra për fëemijë; / nj. art. tërësia e veprimeve dhe e lëvizjeve të një aktori në skenë; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore: loja skenike (teatrale). 3. fig. këmbimi a ndryshimi i shpejtë e i shpeshtë i diçkaje: lojë dritash; loja e bursës. 4. nj. sjellje e shtirur e veprime dredharake për të mashtruar të tjerët; diçka e bërë me dredhi për t'ia hedhur dikujt ose për t'u tallur me të; shaka: i luajti një lojë; bëri lojë (me dikë) u tall; bëri shaka me të; u bë loja e botës u bë gazi i botës; e vuri në lojë (dikë) e talli, e qesëndisi. 5. usht. stërvitje luftarake e njësive të ndryshme: lojë luftarake (operative).

      Shprehje

      • Bën (luan) lojën (e dikujt) shtiret e bën veprime mashtruese për t'ia hedhur dikujt; / sillet e vepron si ia do puna një tjetrit, është vegël e tij; bën lojën e strucit libr. përpiqet të shpëtojë nga një rrezik duke u fshehur keq; mundohet t'i shmanget së vërtetës, me dredhi; doli nga loja u largua nga një punë e vështirë ose nga një gjendje e rrezikshme a e ndërlikuar, doli nga vallja; e humbi lojën dështoi në diçka, e humbi davanë; hyri në lojë hyri në një punë të vështirë ose ra në një gjendje të rrezikshme a të ndërlikuar, hyri në valle; lojë fëmijësh punë shumë e thjeshtë, që kryhet fare lehtë; shaka e patëkeq; lojë flokësh shprehje me fjalë që tingëllojnë njësoj a në mënyrë të ngjashme, por që kanë kuptime të ndryshme; fjalë që thuhen sa për të kaluar radhën.
    IIf. sh.
    1. Edhe si mb., grua e bukur, e shëndetshme dhe e bardhë: grua lojë.