Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MAÇOK

    m. sh.
    1. Mashkulli i maces, dac. Macja dhe maçoku. Si mustaqet e maçokut. Hidhet si maçok. Maçoku plak kërkon minj kërthinj. fj.u.
    2. fig. Njeri i prapë, që nuk rri urtë e grindet; njeri dinak e i pabesë.

      Shprehje

      • Maçok me brirë a) shumë i prapë e i pabindur; b) shumë i shëmtuar. I ka hyrë maçoku (macja, djalli, shejtani, dreqi) në bark shih te BARK,~U. Kapardiset (krekoset) si maçoku në thekër mbahet më të madh kot, krekoset si gjeli në pleh. E ka maçokun (macen, djallin, shejtanin, dreqin) në bark shih te BARK,~U.