MALL II
m. sh.
- ek. Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t'u këmbyer ose për t'u shitur; send i prodhuar për t'u shitur. Mall i mir ë(i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallra të përdorimit të gjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave. Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
- bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mund të shitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Mall belik. vjet. pasuri shtetërore. Mall i trashëguar. Mall e gjë. Malli i shtëpisë. Është malli i shtetit (i kooperativës). I zoti i mallit. Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shinte në mallin e botës (si në mallin e vet, si në mallin e babait).
- bised. mospërf. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi. E njoh mirë se çfarë malli është ai. Këto fjalë s`janë të tuat, janë mall i tjetërkujt. Mall bajat.
Shprehje
- Mall belik mall pa zot, diçka e lënë pa rojë e pa kujdesie. Mall pa zot diçka, për të cilën s'kujdeset askush, diçka me të cilën gjithkush mund të bëjë ç'të dojë. S'e bëj mall dikë a diçka s`i jap rëndësi, s'e vë në hesap. Nuk ia dinte skajin mallit (pasurisë) shih te SKAJ,~I.