MANI
f. sh.
- mjek. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë e përndjekjes (e vetëvrasjes).
- Zakon i çuditshëm i një njeriu, që përsëritet shpesh dhe e bën atë nganjëherë qesharak; dëshirë e tepruar dhe e vazhdueshme për të bërë diçka, zakonisht të padobishme, ves, huq. Mania për të kundërshtuar (për të dhënë urdhra, për të ngacmuar të tjerët, për t`u dukur). Mania për të mbledhur gjëra të vjetra (për të bërë koleksione). E ka mani.