Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MARRËDHËNIE

    f. sh.
    1. Lidhje e ndërsjellë bashkëpunimi e bashkëveprimi ndërmjet njerëzve ose ndërmjet sendeve a dukurive; raport: marrëdhënie të ngushta (të ngrohta, familjare); marrëdhënie diplomatike (kulturore, tregtare, politike, ekonomike); marrëdhëniet mësues - nxënës; i prishën (i shkëputën) marrëdhëniet; / sh. gjuh. lidhje a raporte gramatikore, leksikore etj. ndërmjet njësish: marrëdhënie nënrenditëse kushtore (kohore).