MBARIM
m.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBAROJ, MBAROHET. Mbarimi i punës. Në mbarim e sipër.
- Caku ku mbaron diçka që shtrihet në hapësirë (një vijë, një rrugë, një sipërfaqe etj.), vendi ku mbaron diçka; fund; kund. fillim. Fillimi e mbarimi. Mbarimi i rrugës. Mbarimi i rreshtit.
- Pjesa e fundit e diçkaje (e një libri, e një vepre, e një mbledhjeje, e një veprimi etj.), fund; kund. fillim. Mbarimi i librit (i romanit, i artikullit). Mbarimi i filmit (i dramës). Mbarimi i lojës (i ndeshjes, i shfaqjes). Mbarimi i shërbimit (i udhëtimit). Mbarimi i mbledhjes. Nga fillimi deri në mbarim. Aty nga mbarimi i luftës. S'i dihet mbarimi.
- Caku që shënon fundin e një kohe; pjesa e kohës që lidhet me këtë cak; caku kohor që shënon fundin e një pune, të një veprimi a veprimtarie, fund; kund. fillim. Mbarimi i ditës (i javës, i muajit, i stinës, i vitit). Mbarimi i dimrit. Në mbarim të verës. Nga mbarimi i shekullit XIX.
Shprehje
- Fillim e mbarim shih te FILLIM,~I.