MBËRTHYER
mb.
- Që është kapur me kopsë, i kopsitur; kund. i zbërthyer. Me jakë të mbërthyer. Me këmishë (me pallto) të mbërthyer.
- Që është ngulitur me gozhdë, me thumba etj. që është mbërthyer; kund. i zbërthyer.
- Që i ka të bashkuara pjesët e veçanta dhe përbën një të tërë (për një mekanizëm etj.); i ngulur diku; kund. i zbërthyer. Mitraloz i mbërthyer. Me bajonetën të mbërthyer.
- fig. Që ka shtangur në vend, sikur e kanë mbërthyer. Mbeti i mbërthyer.
Shprehje
- E ka gojën të mbërthyer (të kyçur) nuk flet dot.