MBËRTHYERA
f. vet. sh. anat.
- Kyçet e gjymtyrëve. Të mbërthyerat e duarve (e këmbëve, e gishtërinjve). I dhembin të mbërthyerat.
Shprehje
- Ia di të mbërthyerat a) dikujt ia di hiletë e marifetet që përdor, ia kam kuptuar yçklat; b) diçkaje e di ku i ka hallkat kryesore, ia di ku i ka vidhat.