Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBIN

    jokal.
    1. Nis e nxjerr krye mbi tokë, nxjerr biskun, del (një farë e mbjellë); mugullon (bari etj.); lëshon syth, shpërthen. Mbiu fara. Ka mbirë bari (gruri, misri). Mbinë lulet. Kanë mbirë patatet (qepujkat).
    2. Del (për dhëmbët, thonjtë). S`i kanë mbirë ende dhëmbët.
    3. fig. bised. Del e rritet mbi tokë, ngrihet. Kanë mbirë shumë shtëpi (fshatra) të reja.
    4. edhe veta I MBIJ jokal. ~VA, ~RË fig. bised. Vij diku papandehur e pa u kuptuar, dal papritur, dukem, shfaqem befas; zë rrënjë e nuk shkulet. Veç kur mbiu në derë. Nga mbinë gjithë këta njerëz? Nga na mbive kështu? Mbiu përsëri në qytet (në fshat). Mbiu te ne, s`ikte. Mbiu në derë të dyqanit e s'largohej.
    5. fig. bised. Zë rrënjë e nxjerr krye; duket, del, lind. I mbiu një ide (një dëshirë). I mbiu një hall i madh (një e keqe e madhe). I mbinë shumë të zeza. Kanë mbirë shumë teori reaksionare.

      Shprehje

      • I ka mbirë (i ka dalë) bari (në faqe, në sy) shih te BAR,~I 1. Më mbiu në bark m'u mërzit (për një ushqim a gjellë që e hamë shumë shpesh). I mbiu në derë keq. i vete shpesh sa e mërzit, i mbeti në derë. I mbiu në kokë (në mendje) nuk i hiqet nga mendja, aty e ka mendjen. Më mbiu në sy mospërf. shih te SY,~RI. Duket bima që kur mbin fj.u. shih te BIM/Ë,~A. I mbiu bari në faqe shih te BAR,~I I. I mbiftë ferra në derë! mallk. shih te FERR/Ë,~A. I mbiu sherri midis hairit shih te SHERR,~I. Prit gomar të mbijë bar! shih te GOMAR,~I.