MBUFAT
kal. bised.
- Fryj; ënjt. Mbufat faqet.
- Mbush plot me diçka një enë a një vend të zbrazët, ngjesh; ngop. Mbufat kazanin. Mbufat gropën me dhe. E mbufati barkun me mana.
- E bëj diçka të thithë shumë ujë e të fryhet. I mbufati dërrasat me ujë. Uji e mbufati tokën.
- fig. E zmadhoj tepër, e fryj. E mbufatën atë çështje.