Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBUFATEM

    vetv. bised.
    1. Fryhem në fytyrë a në pjesë të tjera të trupit; ënjtem, buhavitem. U mbufat i tëri (nga sëmundja). Iu mbufatën duart (sytë). Iu mbufat barku. Iu mbufat plaga. Jam mbufatur nga hundët (nga rrufa). Është mbufatur nga gjumi.
    2. vet. veta III. Vjen, fryhet (për bukën); thith shumë ujë e fryhet, ngopet me ujë e bymehet. U mbufat buka. U mbufat toka nga shiu. Iu mbufatën dërrasat fuçisë, nuk rrjedh më.
    3. fig. Ngopem me diçka, fryhem. U mbufat me bukë (me rrush, me gjumë). Na mbufati me fjalë (me gënjeshtra).
    4. vet. veta III fig. Zmadhohet, shtohet së tepërmi, fryhet. Thashethemet u mbufatën shumë. U mbufat ajo histori. Nuk e lanë punën të mbufatet.
    5. Pës. e MBUFAT.