Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËNDAFSHTË

    mb.
    1. Që është prej mëndafshi; që është bërë me fije mëndafshi. Pe i mëndafshtë. Pëlhurë e mëndafshtë. Shami (këmishë) e mëndafshtë. Rroba (veshje) të mëndafshta.
    2. fig. I butë dhe i ndritshëm si mëndafsh, që duket si mëndafsh. Flokë të mëndafshtë. Lëkurë e mëndafshtë.