MËNGË
f. sh.
- Pjesa e një veshjeje që mbulon krahun. Me mëngë të gjata (të shkurtra). Mënga e këmishës (e xhaketës, e palltos). Fustan pa mëngë. Përvesh mëngët. I varen mëngët. E kapi për mënge.
- kryes. sh. krahin. Këmishë. Mëngë e bardhë. Mëngë burrash. Mëngë me qafore.
- Ngarkesë e vogël drush a sendesh të ndryshme sa mund të merret me një krah, krah. Një mëngë dru.
- Pjesë, rrip a degëzim që ndahet nga një e tërë, që del jashtë ose hyn diku; skaj. Mëngë lumi (përroi). Mëngë deti. gjeogr. gji deti. Mëngë toke. Mëngë mali. Mënga e fshatit. Në çdo mëngë të vendit.