Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MES

    Im. sh.
    1. Pika a vendi në largësi të barabartë nga skajet ose nga anët e diçkaje; qendër: mesi i tryezës (i ballit, i rrugës); gishti i mesit; në mes të rrugës; në mes të sheshit; në mes të turmës.
    2. Pjesa më e ngushtë e trupit poshtë kraharorit të njeriut, bel: e kapi për mesi; m'u këput mesi u lodha shumë nga puna; e di mesi se ç'ka thesi (fj. u.) çdo njeri i di mirë hallet e veta.
    3. Koha midis fillimit e mbarimit të diçkaje: në mes të ditës (të muajit); në mes të lojës; / edhe fig., kulmi i diçkaje: në mes të vapës; në mes të dasmës; në mes të gëzimit e të haresë.

      Shprehje

      • Hyri (u fut) në mes ndërhyri për të lidhur a për të pajtuar dy palë; më këputi në mes më fiku, më la keq; (e la) në mes të udhës (të katër udhëve) (dikë) e la në mëshirën e fatit, e braktisi; në këtë (në atë) mes lidhur me këtë, ndërkohë; në mes dy zjarresh në situatë shumë të vështirë; midis dy të këqijave; në mes të tjerave (të tjerash) ndër të tjera; përkule (ule) mesin! shtrohu në punë!; (rri) me duar në mes (në be!
      • ); e theu në mes e dëmtoi rëndë; e dëshpëroi shumë; / e rrahu keq; ta themi në mes nesh ta dimë vetëm ne, le të mbetet këtu.
    IIparafj.
    1. (r. rr.) përmes: mes fushave (borës); / midis: mes nesh; miqësia mes popujve; ngjajnë mes tyre.