Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MINERAL

    Im. sh.
    1. Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, që gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqe të saj dhe përmban metale etj.; xeheror. Mineral i thjeshtë. Mineral i pasur (i varfër). Mineral hekuri (kromi, bakri, plumbi). Nxjerrja (shkrirja) e mineraleve. Përpunimi i mineraleve. Kërkuesit e mineraleve. Uzina e përpunimit të mineraleve.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me mineralet; që është mineral ose që përmban mineral; xeheror. Lëndë minerale. Plehra minerale. Kripëra minerale. Shtresa minerale. Burime minerale. Ujë mineral ujë që përmban mineral të tretur. Vaj mineral.
    2. Që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, minerar. Industria minerale. Ndërmarrje minerale.