MJET
m. sh.
- Vegël, makinë ose çdo gjë tjetër që shërben për të kryer një punë, për të udhëtuar etj.: mjete pune (udhëtimi); mjetet e informimit.
- fig. Pjesë përbërëse e diçkaje që kryen një funksion: mjet artistik (shprehës, stilistik).
- Mënyrë ose forcë vepruese; rruga që ndiqet për t'ia arritur një qëllimi.
- kryes. sh. Para ose ushqime etj. të nevojshme për jetesë; / spec. fonde: mjete financiare (buxhetore) (fin.); mjete prodhimi (ek.) tërësia e mjeteve të punës që përdoren në prodhim.