Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MJET I

    m. sh.
    1. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari, për të udhëtuar etj.; çdo gjë që përdoret për të bërë një punë. Mjet i thjeshtë. Mjete shkollore. Mjete mbrojtëse. Mjete tokësore (detare, ajrore). Mjetet luftarake (e motorizuara). Mjetet e punës. Mjetet e transportit (e komunikacionit). Mjetet e lundrimit (e udhëtimit). Mjetet e mësimit. Mjetet e peshimit (e matjes).
    2. Mënyrë veprimi a udha që ndiqet për t'ia arritur një qëllimi; rrugë. Mjet i fuqishëm (i rëndësishëm). Mjet i sigurt. I vetmi mjet shpëtimi. Teatri është një mjet edukimi dhe çlodhjeje. Përdori gjithfarë mjetesh për t'ia dalë mbanë. E gjeti mjetin për ta zgjidhur çështjen. Me të gjitha mjetet me çdo kusht, me çdo mënyrë. S'ka mjet tjetër.
    3. kryes. sh. Sende (para, ushqime etj.) të nevojshme për të jetuar; fin. fonde, para. Mjetet financiare (buxhetore, monetare, xhiruese). Mjetet e lira. Mjetet e jetesës. Mjetet e pagesave.
    4. Pjesë përbërëse e diçkaje, element që hyn në përbërjen e një tërësie ose që kryen një funksion të caktuar. Mjetet letrare (artistike). Mjete gramatikore (sintaksore, leksikore, fjalëformuese). Mjet stilistik (shprehës). Mjetet e kompozimit.

      Shprehje

      • Mjetet e prodhimit ek. tërësia e veglave dhe e objekteve të punës që përdorin njerëzit në procesin e punës për të përvetësuar lëndët natyrore dhe për të prodhuar të mirat materiale.