Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MYSHK

    Im.
    1. Lëndë me erë të këndshme, që nxirret nga gjëndra e mashkullit të një lloj dreri, e cila përdoret në mjekësi etj.: myshk e sheqer! urim që u bëjmë fëmijëve kur teshtijnë.
    2. Edhe si mb., diçka me erë të mirë: rrush myshk; sapun myshk.
    IIm. sh. bot.
    1. Grup bimësh a kërpudhash, pa lule, që riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi; myk.