Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MYSHK I

    m. sh. bot.
    1. Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se algat, kërpudhat e likenet, pa lule, që kanë gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi, mbi trungje drurësh, mbi tjegulla, mbi gurë a mbi shkëmbinj, buzë përrenjsh etj. Myshku i gjelbër (i butë). Myshqe të njoma. Myshk druri. Myshk uji. Myshk pylli. Myshku i kënetës. Fije myshku. I veshur (i mbuluar) me myshk. Mbrojtja e bimëve nga myshku. Zuri myshk.