MYSHK II
m.
- Lëndë me erë të fortë e të këndshme, që nxirret nga një gjëndër e mashkullit të një lloj dreri dhe që përdoret në parfumeri, në mjekësi etj.; erë e mirë dhe e këndshme që ka diçka. Myshku i rrushit (i kumbullave). Myshk e sheqer! ur. urim që u bëjnë fëmijëve kur teshtijnë.
- Sapun me erë të mirë, sapun fytyre. U harxhua (u tret) myshku.
- përd. mb. Që ka erë të mirë. Rrush (kumbulla) myshk. Sapun myshk.