Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRHYJ

    jokal.
    1. Marr pjesë në një punë, në një bisedë a në diçka tjetër që nuk lidhet me mua, përzihem. Ndërhyj në bisedë. Ndërhyn në punët e brendshme. Ndërhyri me forcë. Ndërhyn në marrëdhëniet familjare.
    2. Marr pjesë në diçka për të ndërprerë vazhdimin e mëtejshëm ose për t'i dhënë drejtim tjetër. Ndërhynë partizanët. Ndërhyri në kokë. Ndërhyn për t'i ndarë (për t`i pajtuar).
    3. Bëhem ndërmjetës për diçka, bëj përçapje pranë dikujt për punën e një tjetri; ndërmjetësoj. Ndërhyri pranë drejtorisë. Ndërhyri për t'i gjetur punë.