Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDËRHYRËS

    Im. sh.
    1. Ai që shkel me dhunë në një vend tjetër për ta pushtuar ose për të shtypur një lëvizje revolucionare a çlirimtare. Lufta kundër ndërhyrësve të huaj.
    2. Ai që ndërhyn si ndërmjetës për punën e një tjetri.
    3. drejt. Ai që paraqitet në një çështje gjyqësore për të mbrojtur një interes vetjak ose për të mbështetur njërën palë. Ndërhyrësi kryesor.
    IImb.
    1. Që merr pjesë në ndërhyrjen e armatosur në një vend të huaj; që organizon një ndërhyrje kundër një vendi tjetër. Trupat (forcat) ndërhyrëse. Shtetet ndërhyrëse. Veprimtari ndërhyrëse.