Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRYDHJE

    f.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDRYDH, NDRYDHEM. Ndrydhja e dorës (e këmbës). Ndrydhje e vetëveprimit (e mendimit, e ndjenjave).
    2. mjek. Lëvizje e kockës së një gjymtyrë nga vendi i vet; pjesa ku është zhvendosur kocka e një gjymtyre. Pati një ndrydhje.
    3. fig. Gjendje e rëndë shpirtërore, kur diçka na rëndon e nuk na lë të shfaqim lirisht ndjenjat e mendimet. Kishte një ndrydhje në zemër.