Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NDRYDHUR

    mb.
    1. Që është shtypur e i është pakësuar vëllimi, i ngjeshur. Ajër i ndrydhur. Gaz i ndrydhur.
    2. fig. Që nuk lejohet të shfaqet a të zhvillohet lirisht, që pengohet, kufizohet a ngushtohet. Me dëshira (ndjenja) të ndrydhura. Fuqi të ndrydhura. Vullnete të ndrydhura. Jetë e ndrydhur. E mbante të ndrydhur.
    3. fig. Që nuk sillet e nuk vepron lirisht në jetë, i druajtur; që është i mbyllur në vetvete. Vajzë e ndrydhur. Fëmijë i ndrydhur.