Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NËN

    Iparafj.
    1. (r. k.) 1. tregon sendin, vendin etj. poshtë të cilit ndodhet, lëviz e vepron dikush a diçka ose një gjendje më të ulët se ajo e nevojshme a e zakonshme që merret si pikënisje: nën tokë; nën qiellin e kaltër; nën moshën e caktuar; temperatura nën zero. 2. tregon rrethanat në të cilat vepron dikush a bëhet diçka, shkakun a qëllimin e ndonjë veprimi, mënyrën si bëhet diçka, kushtet në të cilat vepron dikush a kryhet diçka, gjendjen në të cilën është vënë dikush a diçka (edhe në disa njësi frazeologjike): nën rrezet e diellit; nën tingujt e këngës; nën shtytjen e...; punon nën rrogoz (fig.); qeshi nën buzë.
    IINËN-fjalëform.
    1. Parashtesë për të formuar emra, mbiemra e folje në kuptimet e parafjalës nën (p.sh. nënkryetar, nënshartesë, nënshtresë; i nëndheshëm, nënligjor; nënkuptoj, nënvlerësoj, nënshtroj etj.).