Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGACMOJ

    kal.
    1. Prek me dorë a me një mjet dikë a diçka për ta kruar, për t'i hequr diçka, për ta ndezur etj.; trazoj. Ngacmoi plagën me thua. Ngacmoj zjarrin me mashë.
    2. fiziol. Veproj mbi indin e një organizmi të gjallë dhe e bëj të pësojë ndryshime e të përgjigjet; e bëj të ndiejë dhembje ose të ketë një ndijim zakonisht të papëlqyeshëm. I ngacmon lëkurën (nervin). Drita i ngacmonte sytë. Të ngacmon hundën.
    3. Bëj që të veprojë më me gjallëri e me forcë, gjallëroj një ndjenjë etj.; ngjall. I ngacmon fantazinë (kureshtjen). I ngacmon nervat. I ngacmon oreksin.
    4. fig. Nxit, shtyj dikë që të veprojë kundër a në dëm të dikujt, nxit, cyt, shpoj, nguc. E ngacmuan kundër tij.
    5. Shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur; trazoj; e cyt dikë për ta zemëruar, thumboj, ngas. Ngacmon shokun e bankës. Ngacmon me fjalë.
    6. vet. veta III bised. shih NGAS I,4. E ngacmon kolla (lemza). E ngacmojnë ethet. E ngacmon një plagë e vjetër. E ngacmon ajo e tokës i bie, e kap herë pas here sëmundja e tokës.
    7. elektr. Dërgoj rrymë elektrike në elektromagnetet e një motori, krijoj fushën magnetike të nevojshme për të vënë në lëvizje një motor.

      Shprehje

      • Ngacmon (shtyn, trazon) urët shih tek UR/Ë,~A II.