Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGACMUES

    Im. sh.
    1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm.
    2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi shqisat dhe që e bën atë të kundërveprojë në një mënyrë të caktuar. Ngacmues i brendshëm (i jashtëm). Ngacmues i kushtëzuar (i pakushtëzuar). Ngacmues kimik (fizik, mekanik). Vepron si ngacmues.
    3. Lëndë që nxit organet dhe që i bën të veprojnë më me gjallëri. Ngacmues i sistemit nervor. Kafeja është një ngacmues.
    4. elektr. Gjenerator i vogël me rrymë elektrike, që shërben për të vënë në lëvizje një motor të madh elektrik. Ngacmues kryesor.
    IImb.
    1. Që vepron mbi indet ose shqisat dhe e bën organizmin të kundërveprojë; që e rrit veprimtarinë nervore të organizmit. Lëndë ngacmuese. Veprim ngacmues.
    2. Që ndez me gjallëri një ndjenjë. Bukuri ngacmuese. Muzikë ngacmuese.
    3. Që shkakton shqetësime ose një ndjenjë të papëlqyeshme, shqetësues. Të qeshur ngacmues. Fjalë ngacmuese.