Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGAS

    Ijokal.
    1. Vrapoj, rend: ngau shpejt; ngau përpara përparoi.
    IIkal.
    1. Prek diçka me dorë, me këmbë a me diçka tjetër: mos i nga librat (bletët)!
    2. Edhe fig., shqetësoj dikë me fjalë a me veprime, ngacmoj; thumboj: nuk të nget njeri; / v. III bised. me shqetëson, nuk më lë të qetë (një sëmundje, një dhembje etj.): e nget kolla.
    3. bised. Zë diçka me një qëllim të caktuar, prek (zakonisht me mohim): nuk e ngau gjellën fare nuk hëngri fare; nuk i ngau mësimet nuk mësoi fare; e nget gotën pi raki.
    4. Shtyj një kafshë që të ecë ose të punojë në arë; drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti: ngau kalin; nget qetë; nget karvanin i drejton rrugën një karvani me kafshë barre; nget biçikletën (autobusin).
    5. bised. Merrem me një punë a me një çështje; ndjek: nuk po e ngasim më tej (bisedën); nget shkollën e lartë.
    6. Vë në lëvizje me shpejtësi: ngaji duart (këmbët)! puno (ec) më shpejt!