NGAS I
kal.
- Prek diçka me dorë, me këmbë a me një send. Ngas me dorë (me këmbë). Mos i nga librat (fletët).
- fig. Shqetësoj dikë me fjalë a me vepra; nuk e lë të qetë, trazoj, ngacmoj, cyt. E ngau rëndë. E ngau me fjalë. Nuk të nget njeri. Të sulmon, po e ngave.
- bised. Zë diçka për ta ngrënë, për ta pirë ose për t'u marrë me të, prek, nis (zakonisht me mohim). Nuk e ngau gjellën fare nuk hëngri fare. Nuk i ngau mësimet nuk mësoi fare. Nuk e nget duhanin nuk e pi duhanin. E nget gotën pi raki.
- vet. veta III bised. Më shqetëson një sëmundje ose shfaqja e saj herë pas here, nuk më lë të qetë duke më shkaktuar dhembje, të dridhura etj. E ngasin ethet. Më nget reumatizmi. E nget kolla (lemza). E nget ajo e tokës.
- Shtyj një kafshë që të ecë në një drejtim të caktuar ose të punojë në arë. Ngau kalin (gjokun, doriun). E ngiste kalin me të katra. Nget qetë. Nget karvanin i drejton rrugën një karvani me kafshë barre.
- krahin. Punoj tokën, me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën tri herë.
- E nis dhe e drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti. Ngas veturën (kamionin, traktorin, qerren). Ngas biçikletën. Di (mësoi) të ngasë makinën. Ngas me shpejtësi.
- bised. Merrem me një punë a me një çështje për ta shqyrtuar, për ta parë më tej; prek. Nuk po e ngasim më tej këtë punë (këtë bisedë, këtë muhabet).
- bised. Merrem me një punë, me një mjeshtëri etj.; ndjek diçka. Nget bujqësinë (blegtorinë). Ngasin shkollën rregullisht. Nuk ngasin zakonet e vjetra.
- Vë në lëvizje me shpejtësi. Ngas duart (këmbët).
- krahin. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).