Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJIT II

    kal.
    1. Shpie diçka nga një vend më i ulët në një vend më të lartë, ngre; kund. zbres, ul. I ngjiti tullat në katin e tretë. E ngjiti shumë lart aeroplanin (helikopterin).
    2. Kaloj nëpër një vend nga poshtë lart, ngjitem. Ngjitën të përpjetën. I ngjiti shkallët me vrap.
    3. fig. Ngre, çoj lart. E ngjiti lart. E ngjiti në krye të klasifikimit.

      Shprehje

      • I ngjit shkallët një nga një dikush i merr punët shtruar; është i matur e i kujdesshëm në të folur e në të vepruar; nuk ngutet.