Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJIT I

    kal.
    1. Bashkoj një gjë tek një tjetër me një lëndë veshtullore si zamkë, tutkall etj.; vë; kund. shqit, heq, çngjit. Ngjit pullën në zarf. Ngjit parullën (afishen, shpalljen) në mur. Ngjit me tutkall (me zamkë).
    2. Bashkoj pjesët e diçkaje që ishte këputur e thyer; bashkoj një gjë me një tjetër duke e qepur a duke e mbërthyer. Ngjit kockën e thyer. Ngjit dorezën e çadrës. I ngjiti mëngët këmishës.
    3. Bashkoj dy pjesë prej metali duke i shkrirë me zjarr në dy skajet; i zë vrimat një ene prej metali duke e pikur. Ngjit hekurin (shufrën e këputur). Ngjit kovën (kazanin). Ngjit me kallaj (me plumb).
    4. Ia kaloj një tjetri sëmundjen nga e cila vuaj vetë; fig. e bëj ta zërë një ndjenjë, që e kisha vetë. I ngjiti sëmundjen (gripin). Ua ngjit gëzimin (guximin, optimizmin) edhe të tjerëve.
    5. I vë emrin; i vë një emër të dytë a një nofkë, quaj. Ia ngjitën emrin Agim. I ngjitën një nofkë.
    6. fig. I vë fajin pa të drejtë për diçka; ia vë në kurriz dikujt diçka që nuk i takon; ia vesh. Ia ngjiti fajin atij. Ia ngjiti tjetërkujt vrasjen (vjedhjen). Ia ngjitën të gjitha atij. I ngjiti një bisht.
    7. Bashkoj fort pas diçkaje; afroj shumë sa të takohen. E ngjiti pas dheut (pas xhamit). I ngjitën tryezat. I ngjiti dhëmbin e kafshoi.
    8. bised. Godas me diçka, qëlloj fort. Ia ngjiti me shuplakë (me pëllëmbë). Ia ngjiti në lule të ballit.
    9. vet. veta III jokal. Ka aftësinë të bashkojë dy gjëra që të mos ndahen (për disa lëndë veshtullore etj.). Kjo zamkë nuk ngjit. Ngjit mirë.
    10. vet. veta III jokal. Zë vend mirë dhe nuk shqitet lehtë, ngjitet. Ngjit bora. Më ngjiti këmba në baltë. Më ngjiti në dorë.
    11. vet. veta III jokal. Më zë vend një ushqim, më shijon e më shkon mirë. Nuk më ngjiti buka (dreka).

      Shprehje

      • I ngjit dorën (krahun) dikujt ndihmoj dikë që është në vështirësi. I ngjiste (i vinte) brirë (brirët e kaut) dikujt keq. shih te BRI,~RI. I ngjit fjala i shkon fjala, i zë vend ajo që thotë, e dëgjojnë. E ngjiti me barrë e la shtatzënë. Ia ngjiti sytë e shikoi me vëmendje të madhe. Më ngjit në zemër dikush shih te ZEM/ËR,~RA. Është për ta ngjitur pas murit shih te MUR,~I.